Një aksident tronditës me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë.
Sipas të dhënave të para, një 50-vjeçar i identifikuar si Shkëlqim Gjoni, i cili po udhëtonte me motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar në rrugë. Si pasojë e plagëve të marra nga rrëzimi, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksidentin fatal.




