Begaj shkarkon Vlora Hysenin nga drejtimi i SHISH

TIRANË- Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, pasi SPAK caktoi ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie” si dhe “pezullim nga detyra”.

Në njoftimin zyrtar, Begaj sqaron se vendimi është marrë në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2, të ligjit “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, me propozim të Kryeministrit Edi Rama.

Me herët kryeministri Edi Rama njoftoi se Hyseni do të lirohej menjëherë nga detyra dhe se në konsultim me Presidentin, do të zgjidhej drejtuesi i ri i SHISH, sapo kreu i qeverise te kthehej nga SHBA.

Njoftimi:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit