Një 23-vjeçare ka humbur jetën në pas kryerjes së një operimi në Vlorë.
Sipas informacioneve të marra, mësohet se e reja ka mbërritur në ambientet e spitalit gjatë ditës së djeshme (22 shtator), dhe dyshohet se ka pasur infeksion në bark.
Pas operacionit ajo ka kaluar në gjendje shoku dhe më pas ka ndërruar jetë, 12 orë pas mbërritjes për në spital.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar komplikacionin në gjendjen e 23-vjeçare, ndërkohë që është ngritur një grup pune për hetimin e rastit.
Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga spitali i Vlorës për rastin, dhe as prononcim nga mjekët që kanë ndjekur rastin e të resë.
Shërbimet e emergjencës së bashku me stafin janë ngritur në dispozicion ku dhe po punojnë për motivet që çuan në këtë ngjarje fatale me humbjen e jetës së 23- vjeçares dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit. Nuk janë ende të qarta arsyet se pse ndodhi ngjarja dhe çfarë e shkaktoi gjendjen e shokut pas operacionit të kryer në spitalin e Vlorës.