Nga Entela Duka
Ky është Dalip Bujupi 83 vjeç nga Drenica e Kosovës.Prej 7 vitesh jeton në Elbasan pasi ka lidhur kurorë me një grua nga qyteti i Elbasanit. Pas vdekjes së bashkëshortes me të cilin pati 6 fëmijë ,vetmia e mundoi ndaj vendosi të rimartohej. Fillimisht thotë se fëmijët e patën të vështirë ta pranonin lidhjen e tij por në fund u dorëzuan. Sot është përshtatur mjaft mirë me jetesën në qytetin e Shqipërisë së Mesme ndonëse malli për vëndlindjen e mundon.
Familjet kosovare konsiderohen tradicionale dhe janë më të mëdha se ato shqiptare.Por i moshuari thotë se kohët kanë ndryshuar.Ai me keqardhje konstaton se harmonia mes vëllezerve ka ndryshuar, ndërsa e ka një mesazh dhe për ata prindër që trishtohen kur lindin vajza.
Kosovarët përceptohen popull atdhetar, madje më shumë se shqiptarët. Por i moshuari e ka një kritikë edhe për këtë.
