“Hajduti” i “La Casa de Papel” pret të bëhet baba

Jaime Lorente i njohur si Denver i serialit “La Casa deh Papel” pritet të bëhet baba. Aktori është 29-vjeçar nuk ka bërë të ditur asgjë rreth këtij lajmi, por revista spanjolle “Hola” ka raportuar se e dashura e tij është në muajin e fundit të pritjes së ëmbël.

“Hola” shton se emri i fëmijës do të jetë Amaia, ndërkohë që nuk dihet identiteti i mamasë, të cilën aktori ka preferuar ta lërë larg syrit të kamerave. 

Që kur lidhja e tij me aktoren María Pedraza përfundoi, aktori nuk e ka ndarë jetën e tij private dhe kjo është arsyeja pse lajmi se do të bëhet baba i ka befasuar aq shumë fansat e tij. Ajo çka është bërë e ditur deri më tani është se romanca mes tyre ka nisur gjatë xhirimit të serialit “La Casa de Papel”