Gramsh/Aksidentohet për vdekje punëtori i hidrocentralit në Lenie(Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, ku një aksident në punë i ka marrë jetën një 50-vjeçari.

50-vjeçari i identifikuar si Fisnik Vrapi është aksdientuar teksa ka qenë duke punuar në një kompani që po ndërton hecin në fshatin Lenie.

Si pasojë e plagëve të marra, 50-vjeçari nga Vidhasi i Elbasanit ka humbur jetën, por ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.