Gjendet i vdekur në portin e Durrësit një 42-vjeçar nga Tirana.
Trupi u gjet te Porti i Peshkimit dhe viktima është pikasur nga peshkatarët.
Për ngjarjen u njoftua policia.
Nga ekzaminimet paraprake mbi trupin e të ndjerit nuk ka shenja dhune.
Policia ka kontatktuar me familjarët që kanë konfirmuar se ai ishte përdorues alkooli.
Megjithatë vijojnë hetimet.
Durrës
Më datë 23.11.2023, në një kalatë peshkimi në portin e Durrësit, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit E. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 42-vjeçari, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është mbytur aksidentalisht në det.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
