Gjendet e mbytur në liqen një vajzë e re!

Një grua e re është gjetur e mbytur në ujërat e liqenit të Fierzës në Kukës, mëngjesin e sotëm.

Gruaja që dyshohet se është rreth të 30-ave është pikasur nga një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.

E reja nuk është identifikuar ende, ndërsa është dërguar në morgun e qytetit të Kukësit.

Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kukës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.