Videoja e mëposhtme tregon momentin kur një gazetar në Argjentinë i duhej të ndërpriste transmetimin e drejtpërdrejtë pasi mësoi se po i vidhnin shtëpinë. Dailymail shkruan se Alejandro Pueblas duhej të informonte një prezantues në studio mbi kërkimin e tij për një qen të quajtur Lucho, i cili ishte zhdukur në gusht.
Por në vend të kësaj, shikuesit e panë gazetarin e shqetësuar duke u thënë shefave të tij të televizionit se do t’i duhej të hiqte mikrofonin dhe të nxitonte të kthehej në shtëpinë e tij sepse po vidhej.
“Ata sapo kanë hyrë në shtëpinë time. Ata thyen një dritare. Më fal, por duhet të iki. Unë kam njerëz brenda shtëpisë time. Po e shqyejnë’, tha gazetari.
Ndërsa prezantuesi i studios Esteban Trebucq pyeti nëse mund të bënte diçka për të ndihmuar Alejandro-n, kërkoj adresën e tij dhe tha: Më duhet një makinë policie e dërguar atje urgjentisht.
Duke kërkuar falje edhe një herë që nuk ishte në gjendje të vazhdonte raportin e tij, ai shtoi: Me të vërtetë më vjen keq për qenin.
Pak më shumë se një orë më vonë, viktima e vjedhjes pranoi të merrte përsëri mikrofonin e tij – këtë herë jashtë shtëpisë së tij të plaçkitur në Los Hornos në periferi të qytetit La Plata 30 milje në jug-lindje – për të treguar dëmin që kishte bërë ndërhyrës.
