“Fluturon”çmimi i gjelit të detit në Elbasan, qytetarët thonë se nuk kanë mundësi ta blejnë

 

Rreth 10 ditë nga nata e ndërrimit të viteve gjeli i detit konsiderohet i “paarritshëm” për shumë familje në Elbasan. Aktualisht një kg peshë e gjallë tregtohet 1000-1200 lekë. Përballë çmimeve në rritje kjo është panorama që ofron tregu i shpendëve në Elbasan. Fermerë e blerës janë të paktë në numër.

Edhe fermerër e gjelave ndjehen keq për fuqinë e ulët blerëse në treg, pasi kanë bërë shpenzime të shumta për rritjen e tyre. Ata thonë se qytetarët vijnë pyesin dhe shumicën e rasteve largohen pa blerë asgjë.

Nuk ka blerës. Vijnë pyesin e largohen. Ne i shesim me 10-12 mijë lekë kilogrami. Nuk kemi çfarë të bëjme se dhe ushqimet janë rritur. Na vjen keq për njerëzit, por dhe kaq nuk e justifikojmë punën tonë një vjeçare”.

Me shumë mundësi këtë fundviti, gjeli i detit do të mungojë në tryezat festive të shumë familjeve elbasanase. Çmimet e larta, kriza ekonomike dhe të ardhurat e pakta e bëjnë të vështirë blerjen e tij.

Pyetëm dhe nuk blemë. Për ne pensionistët është shtrenjtë. Ne 50 mijë lekë morëm shpërblim, ndaj nuk e blejmë dot. Do ikim të pyesim për gjel te therur në frigorifer”.

Çmimi i gjelit të detit është rritur ndjeshëm në krahasim me një vit më parë, kur blihej 700-800 lekë/kg peshë e gjallë. Nuk janë vetëm pensionistët që e kanë të pamundur blerjen e tij.