Flakët përpijnë banesën dykatëshe në Gramsh

GRAMSH- Një banesë në fshatin Kukur të Gramshit u përfshi nga një zjarr i fortë pasditen e sotme, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Ekipet e zjarrfikëses ndërhynë menjëherë dhe po vijojnë punën për të vënë nën kontroll flakët, të cilat kanë përfshirë katin e dytë të shtëpisë.

Sipas informacioneve paraprake, nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkakun e zjarrit, por dyshimet e para lidhen me një defekt të mundshëm në instalimet elektrike të banesës. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.