Firmat e Elbasanit për Kuvendin nën presionin e bandave, Himçi hedh poshtë akuzat e Gazmend Bardhit

Blendi Himçi, një ndër mbështetësit e Foltores, kundërshton Gazmend Bardhin për grumbullimin e firmave nën presionin e Suel Çelës. Ai deklaroi gjate nje interviste se nuk jane te verteta ato cfare ka thënë Gazmend Bardhi. 

Himçi thekson se nga 409 delegatë që ka PD e Elbasanit, kanë qenë 272 persona që kanë plotësuar formularin dhe kanë kërkuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Himçi: Kurrsesi nuk ka pasur ndikim asnjë nga këta persona që ju përmendët. Kanë qenë gjithësej delegatë 272 nga 409 delegatë që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Faktikisht unë do ta shprehja qe kjo eshte  një tymnajë që zoti Bardhi ka hedhur për procesin e mbledhjes së firmave, për plotësimin e formularit dhe për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD.