Rikthimi i Mario Balotellit në kombëtare për ndeshjet e marsit, është bërë një temë e nxehtë diskutimesh në futbollin italian.
“Balotelli në ekipin kombëtar? Kam besim të madh te Mancini, duke pasur parasysh mentalitetin që i dha kombëtares, por tani kemi nevojë për lojtarë që japin 110%.
Balotelli ka cilësi, por varet gjithmonë se çfarë dëshiron të bëjë, ai është më shumë se i pjekur tani. E njoh më shumë si nëpër mediat sociale, por edhe për atë që ka bërë në fushë”.
Kështu është shprehur Fabio Capello, ish-trajneri i Juventusit, i cili ka folur në “Radio Anch’Io Sport”, në Radio1. “Më pëlqen Immobile, një lojtar i rëndësishëm. Më pëlqen shumë edhe Joao Pedro,”- shtuar trajneri njohur italian ‘Don’ Fabio Capello.
