Botërori për vajza/ Gjyqtaret shqiptare janë zgjedhur për sfidën Danimarkë – Itali

ZVICER – Një ekip gjyqtaresh nga Shqipëria është caktuar nga UEFA për të vendosur drejtësi në ndeshjen Danimarkë – Itali, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027 për vajza.

Emanuela Rusta do të jetë gjyqtarja kryesore e këtij takimi, ndërsa asistente të saj do të jenë Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu. Rolin e gjyqtares së katërt do ta mbajë Kejsi Tafili.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën në orën 15:00 në Kopenhagen, duke konfirmuar edhe një herë besimin që institucionet ndërkombëtare të futbollit europian kanë ndaj arbitrimit shqiptar.

Ky është një tjetër tregues i progresit dhe profesionalizmit të gjyqtarëve shqiptarë në kompeticionet ndërkombëtare.