Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

TIRANË- Bordi i Transparencës ka njoftuar sot çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të Bordit, nafta është ulur me 13 lekë, pra do të shitet me 197 lekë për litër, nga 210 lekë për litër që ishte më parë.

Benzina do të shitet me 172 lekë, 4 lekë më pak sesa një ditë më parë. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 18 ora 10:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në njoftim theksohet, se në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Rënia e çmimit të karburanteve vjen pas rihapjes së Ngushticës së Hormuzit një ditë më parë.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 18 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 ora 10.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg