EMRAT/ Kush është 24-vjeçari që u vra në Fierzë, autori qëlloi me thikë dhe vëllain e tij

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e djeshme, në Fierzë të Tropojës.

Policia ka identifikuar 24-vjeçarin që ndërroi jetë, i cili është Adrian Pepkolaj. I riu u sulmua me thikë së bashku me vëllain e tij, Valentin Pepkolaj dhe shokun e tyre, Shkqlzen Kukaj, nga 40-vjeçari Saimir Sadiku, pas një sherri për motive të dobëta.

Teksa ky i fundit është në arrati pas krimit të rëndë, 5 bashkëpunëtorët e tij, Andrian Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi dhe Jetmir Kuraj janë arrestuar.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 17:00 në fshatin Raja, ku këta persona u konfliktuan me njëri-tjetrin, e më pas 40-vjeçari qëlloi me thikë 3 personat. 24-vjeçari ndërroi jetë në spital, teksa vëllai i tij dhe personi tjetër ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit shtetasit Saimir Sadiku 40 vjeç, pasi plagosi me mjete prerëse, shtetasit Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, Shkelzen Kukaj, 45 vjeç, si dhe shtetasin Adrian Pepkolaj, 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital.

Në vijim të veprimeve Policia arrestoi 5 shtetas, konkretisht;

-Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.