Elbasan -Prokuroria i kërkon Gjykatës masën “Arrest me burg ” për të ndaluarit nē Elbasan gjatē operacionit “Tempull 2”

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan zhvillohet sot seanca e të ndaluarve në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’.

Prokuroria i ka kērkuar Gjykatës të caktojë masën “Arrest me burg” për 24 të ndaluarit.

Seanca ka nisur këtë të Enjte në orën 11:00 dhe gjatë saj do vlerësohet masa e arrestit si edhe do caktohet masa e sigurisë për 24 personat e ndaluar këtë javë gjatë Operacionit “Tempulli 2”.Në Qarkun e Elbasanit gjate operacionit “Tempulli 2” u arrestuan 24 persona nga të cilet 18 me urdhër të Prokurorisë dhe 6 ne kushtet e flagrances.

Ky operacion u shoqerua me një “perplasje” mes Institucionit te paraburgimit dhe Drejtorise Vendore të Policise Elbasan pasi refuzoi të izoloheshin aty të ndaluarit sepse mungonte vendimi i arrestit nga Gjykata, ndërsa duhet të qëndronin ne Bllokun e Sigurise në Polici.

Mes të arrestuarve gjatë këtij opreacioni u ndaluan biznesmenë ,një anetarë i keshillit bashkiak të Elbasanit përfaqësues i “Partisë së Lirisë” etj.