Peqin, 18 prill 2026 – Një operacion i gjerë kontrolli është zhvilluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Peqin, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë në burgje.
Aksioni është zhvilluar nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, dhe Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta, ndërsa në të kanë marrë pjesë forcat operacionale dhe speciale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve, të mbështetura nga strukturat e sigurisë së disa institucioneve penitenciare në vend.
Gjatë kontrollit janë përdorur mjete të avancuara teknologjike, përfshirë detektorë specialë, dronë monitorimi, qen të trajnuar për zbulimin e lëndëve narkotike dhe skanerë.
Operacioni ka përfshirë të gjitha ambientet e institucionit, duke nisur nga sektorët e banimit, ambientet e takimeve dhe të punës, deri te hapësirat e ajrimit, regjimi i posaçëm “41-bis” dhe zona e sigurisë përreth.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve janë konstatuar dhe sekuestruar sende të ndaluara, përfshirë mjete prerëse të improvizuara, kabuj, materiale të palejuara si dhe ndërhyrje në qarqe elektrike. Në një rast është evidentuar edhe një sasi e dyshuar lënde narkotike, për të cilën janë ndjekur procedurat ligjore përkatëse.
Në kuadër të këtij operacioni është realizuar gjithashtu transferimi i dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, të cilët konsideroheshin me rrezikshmëri të lartë për sigurinë në institucion.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se kontrolle të tilla do të vijojnë në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në sistemin penitenciar.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdpbsh%2Fposts%2Fpfbid0sjeweCwio42mVn79TW6LPGSYobw2vnPpAsA5Uoc4XFJktt5AASuDFJXJjmAVooffl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”710″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>













