Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan nisën procedim penal ndaj:
E. M., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase në ambientin e punës së saj dhe ka dëmtuar pajisje (monitor), për motive të dobëta;
E. T., 47 vjeç, pasi në ambientet e kompanisë që ai administron, ka pësuar dëmtime një punonjës, shtetasi N. K., 59 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.














