Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasve:
M. Ll., 18 vjeç, pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë;
K. A., 32 vjeç, dhe
A. D., 37 vjeç, pasi u kapën në posedim të sasive të vogla të lëndës së dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













