Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta e benzina

0
11

TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije se nafta është shtrenjtuar me 5 lekë për litër, ndërsa benzina me 1 lek. Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i naftës me pakicë do të jetë 210 lekë për litër, nga 205 lekë që ishte më parë. Ndërkohë, benzina do të shitet jo më shumë se 165 lekë për litër, nga 164 lekë.

Për shitjen me shumicë, çmimi i naftës është caktuar 198 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës 153 lekë për litër. Po ashtu, çmimi i gazit për automjetet do të jetë 71 lekë për litër me pakicë dhe 59 lekë për litër me shumicë. Ndërsa nafta për aktivitetin e peshkimit do të kushtojë 114 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 12 ora 18.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.

Kështu Bordi i Transparencës në datë 12 Nëntor 2026, vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 165 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 153 lekë/litër.

Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 114 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 12 ora 18.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu