E trishtë! Gjendet e pajetë 17-vjeçarja

Gjendet e pajetë 17-vjeçarja në Roskovec.

‘Më datë 25.05.2024, rreth orës 12:15, në fshatin Suk, Roskovec, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 17 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetase, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, njofton policia.