Humb jetën e moshuara shqiptare në Greqi.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme në aksin Patras – Pirgos.
Protothema shkruan se bëhet fjalë për një 75-vjeçare, e cila u tërhoq zvarrë nga një makinë që kalonte, teksa tentoi të kalonte Autostradën e Kombit.
E moshuara fatkeqe, kishte udhëtuar nga Kos dhe po vizitonte një të afërm në Alissos. Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit. Rrethanat e ngjarjes tragjike janë duke u hetuar nga Policia Rrugore.
