Një ngajrje e rëndë është regjistruar mesditen e kësaj të shtunë në fshatin Muçan në Elbasan, ku një elektricist ka humbur jetën teksa ka qënë duke riparuar një defekt në një kabinë elektrike në fshat. 62-vjecari dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 12:45, shtetasi A. T., rreth 62 vjeç, banues në Elbasan, me profesion elektricist, dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Muçan, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.elbasanion
