KOSOVË- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Komunën e Deçanit, ku dyshohet se nënë e bir u mbytën në pishinë. Ngjarjen e ka njoftuar kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e tyre.
“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë do t’i mungojë buzëqeshja dhe mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!” shkruan ai.
Dyshohet që fëmija ka rënë në pishinë, ndërsa nëna ka tentuar ta shpëtojë. Por fatkeqësisht asnjëri nga ata nuk arritur të shpëtojë.
