E rëndë! Dh*unon gruan dhe tenton të qëllojë djalin me sopatë, arrestohet burri në Elbasan

ELBASAN – Shërbimet e Policisë së Elbasanit kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës në një familje në fshatin Godolesh. Pas një reagimi të shpejtë, është arrestuar 49-vjeçari Sh. V., i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar të godasë me sëpatë djalin e tyre 10-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë, pas marrjes së informacionit për një rast të dhunës në familje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan janë njoftuar dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Si pasojë e veprimeve të shpejta dhe profesionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. V., 49 vjeç, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe ka kërcënuar me sëpatë djalin e tij të mitur.

Për këtë rast, Policia e Elbasanit ka njoftuar se do të vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të siguruar të drejtat e viktimave të dhunës në familje.