Nje ngjarje e pazakonte ka ndodhur pak minuta me pare ne qender te qytetit te Fierit. Ish- gruaja ka dhunuar bashkeshortin e saj duke e shtrenguar prej fyti e duke i bere presion me akuza te renda duke e konsideruar dhe kriminel, deri ne momentin kur situata ka agravuar dhe qytetare te shumte kane lajmeruar policine. Uniformat blu te cilat kane mberritur menjehere ne vendngjarje i kane shoqeruar te dy ne komisariatin e policise Fier. Ish – inxhinieri i Albpetrolit Llambi Rrumnici , i shokuar nga sjellja e ish- bashkeshortes per disa minuta ka patur dhe probleme shendetesore.













