Dyshohet se dhunoi fëmijën autik në Elbasan, procedohet dhe pezullohet nga puna edukatorja

Një tjetër ngjarje e rëndë referohet në institucionet arsimore. Edukatorja e një kopshti publik në Elbasan e identifikuar si Oneda Bylyku 57-vjece dyshohet se ka dhunuar një fëmijë autik 5 vjeç. Ndaj edukatores ka nisur një proçedim në gjendje të lirë si dhe është pezulluar menjëherë nga detyra.Mësohet se dononcimin në policinë e Elbasanit nuk e kanë kryer prindërit e fëmijës autik, por një grup prindërish nga grupi që ndjek i mituri. Ndërsa policia po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes burime zyrtare nga Bashkia e Elbasanit e cila është përgjegjëse për mbarëvajtjen e kopshteve bën me dije se ngjarja është referuar më shumë se dy javë më parë.

Mësohet se prindërit janë mbledhur nga drejtoria e kopshtit së bashku me përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në Bashkinë e Elbasanit për të diskutuar rastin.
Ndaj edukatores është marrë masa e pezullimit deri në zbardhjen e plotë të asaj çfarë ka ndodhur në kopësht.
Më pas një grup pune i përbërë nga psikologë, punonjës socialë, përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në bashki, sektori i mbrojtjes se femijeve, përfaqësues të ZVA dhe përfaqësues të policisë është ngritur për të hetuar rastin.
Në pritje të marrjes së fëmijëve nga kopshti prindërit shprehin një qasje pozitive ndaj institucionit arsimor ,por përsa kohë thonë ata në ambjentet e brendshme mungojnë kamerat është e vështirë të mosohet se çfarë ka ndodhur realisht.

Prindërit e kopshtit numër 1. kërkojnë që fëmijët me nevoja të veçanta të trajtohen me staf shtesë dhe të kualifikuar, pasi në grupin ku dyshohet se u regjistrua incidenti ndodhen dy fëmijë me aftësi ndryshe, çka sipas tyre cënon edhe procesin mësimor të fëmijëve të tjerë.

Deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes edukatorja nuk do të paraqitet në kopësht, ndërsa ky i fundit vijon normalisht planin mësimor për prezantiminin e aktivitetit në kuadër të festave të nëntorit.elbasanion