Dy aksidente janë shënuar pasditen e sotme në Lushnje, ku të lënduar në të dyja raste kanë mbetur dy të moshuar. Të lënduarit janë duke marrë mjekim në spitalin e Lushnjes, ndërsa nuk dihet shumë për gjendjen e tyre shëndetësore.
Fillimisht ishte një këmbësor, i cili u përplas këtë mbrëmje nga një fuoristradë në Lushnjë.Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e Savrës. 87-vjeçari po kalonte rrugën, ndërsa mbante në shpinë në ngarkesë me dru zjarri, kur është goditur nga mjeti.Ai është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit, një 38-vjeçar, u shoqërua në Komisariat.
Në aksidentin e dytë mbeti I lënduar një 75-vjeçar, I cili u rrëzua në autostradën Çermë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem.
75-vjeçari drejtonte një motoçikletë dhe ka rënë në rrugë. Dy persona që udhëtonin me një mjet pas tij kanë parë sesi ka ndodhur dhe kanë ndaluar. Ata i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë ndaluar mjetet e tjera për mos t’a dëmtuar.
Më pas kanë njoftuar policinë dhe ambulancën për të bërë të mundur dërgimin e tij në spital. I moshuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet se ka humbur kontrollin e motoçikletës me të cilën udhëtonte.
