DURRËS- Një aksident fatal ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor “Plepa-Shkozet”. Bëhet me dije se rreth orës 18:00, 64-vjeçari L.Z ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit duke u rrëzuar.
Për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi 64-vjeçar i motomjetit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. Z., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.
Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.













