Dikush të kujtohet për koshat te parku ‘Rinia’

Këto janë pamjet e filmuara këtë mbrëmje në Parkun ‘Rinia’, i vetmi park i madh i frekuentuar gjërësisht nga qytetarët.

Siç shihet, një kosh i mbushur plot me plehra ka rënë, ndoshta nga një përplasje me njerëz (pse jo edhe nga pesha e mbeturinave).

Mbeturinat janë shpërndarë përreth dhe në këto ditë të nxehta përbëjnë rrezik sëmundjesh.

Dikush që e ka për detyrë dhe që paguhet nga taksat tona, duhet të pastrojë koshat në park dhe të mbajë pastër një nga ambientet më të frekuentuara në qytet.