Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 48-vjeçari në Librazhd

Policia e Librazhdit njofton se një 48-vjeçar ka rënë në pranga, i akuzuar për dhunë në familje. 48-vjeçari me iniciale H. B u arrestuar nga uniformat blu pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 48 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”– thuhet në njoftimin e policisë.