Detaje të reja/Zbardhet lidhja mes bashkëshortit të viktimës dhe ekzekutorit

Detaje të reja janë bërë publike për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë më 29 shtator, ku mbeti viktimë nëna e dy të miturve.

Kujtojmë se atë të mërkurë është ekzekutuar Liridona Murseli në prani të bashkëshortit dhe 2 fëmijëve të saj.

Sipas mediave të Kosovës, vrasësi dyshohet të jetë Granit Plava.

Ky i fundit është arrestuar së bashku me Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, i cili po ashtu dyshohet të jetë bashkëpunëtor në krim.

Naim Murseli dhe Granit Plava janë bashkëfshatarë me njëri-tjetrin.