SHKODËR- Shkodra është tronditur mesditën e sotme nga një vrasje me armë zjarri, brenda në një lokal në lagjen ‘Ahmet Haxhia’. Viktimë ka mbetur Elis Rroshkodol, banues në Shkodër, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal.
36-vjeçari ishte i ulur në tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit me një person tjetër. Autori është afruar i maskuar dhe ka qëlluar drejt tij 17-18 plumba.
Dyshohet se është larguar me një mjet, ndërsa policia i është vënë në ndjekje.
Policia gjeti në çantën e dorës së Elis Rroshkodolit edhe një armë zjarri pistoletë me fishekë gati për qitje.
‘Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.
Emri i 36-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penal pasi në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit. Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë. . Të atin, Kujtim Rroshkodol ia kanë vrarë në 1997-ën. 36-vjeçari më së shumti në vitet e fundit ka jetuar jashtë vendit.
