Qyteti i Elbasanit , sidomos lagjjet periferike kanë probleme të shumta me infrastrukturën rrugore. Në gjende të mjeruar gjithë baltë e gropa me ujë paraqitet gjendja e rrugës “Qamil Lopari” në lagjen Skëndërbej në Elbasan. Ndonëse nuk është e gjatë më shumë se 500 metra kjo rrugë është lënë në mëshirë të fatit.Banorë që kanë shtëpitë aty, por dhe kalimtarë e kanë të vështirë ta përshkojnë, sidomos në ditë me shi. Situatën e rrugës e ka denoncuar në rrjetin e tij social facebook këshilltari i PD Altin Meçja, i cili vë në duke mburrjen që bën bashkia duke reklamur qendrën plot drita festive, ndërsa rrugët thotë ai janë lënë në harresë.
Postimi i këshilltarit Altin Meçja
“Balta e Bashkisë Elbasan në lagjen Skënderbej rruga Qamil Lopari, nuk është më shumë se 500 metra gjatësi.
Ndërkohë bashkia mburret mbremjeve me dritat e 50 metrave të qendrës”.
