Dënohet me 3 milion lekë dhe procedohet në Prokurori pronari i subjektit që digjte gomat në Elbasan

Elbasan – Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. Sh., 65 vjeç, i akuzuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”.

Kontrolli u realizua në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe zbuloi shkelje në menaxhimin e integruar të mbetjeve të gomës.

Subjekti u gjobit me 3 milionë lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.