Dëmtohet ura në Xibrrakë të Elbasanit, banorët kërkojnë nisjen e rikonstruksionit

Ura në fshatin Xibrrakë në Elbasan ka dalë jashtë funksionit. E ndërtuar që në vitin 1929 ajo ka shërbyer që gati 10-të fshtra të kishin mundësi lidhjeje mes tyre, por dhe komunikimi me Elbasanin, Librazhdin etj.Shirat e fundit dëmtuan njërën këmbë të urës, ndaj Bashkia e Elbasanit gjeti një zgjidhje momentale, duke e bllokuar dhe hapur një rrugë provizore anës aksit nacional Elbasan-Librazhd. Banorët thonë se riparimi i urës është i domosdoshëm, pasi rruga dytësore është një kthesë e rrezikshme . Ata i frikësohen fatit të fëmijëve, pasi përbri rrugës gjendet shkolla e fshatit dhe shpesh këta të fundit përshkojnë këtë urë për të pirë ujë në cezmen që gjendet aty.

Ura e Xibrrakës është ndërtuar që në vitin 1929. Banorët konfirmojnë se që nga ajo kohë nuk ka njohur asnjë investim tjetër. I indinjon fakti se pushtetarët për ta kujtohen vetëm në kohë fushate.