Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ditën e sotme 7 të infektuar me Covid kanë humbur jetën, ndër të cilët 1 qytetare 58-vjeçare nga Elbasani.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria, në të gjithë vendin numërohen 415 raste të infektuara me Covid, nga të cilat 2 shënohen në Librazhd.
Ministria e Shëndetësisë
24 orët e fundit në vendin tonë kanë shënuar një tjetër rekord sa i përket numrit të viktimave, përgjatë valës së tretë të pandemisë. MSH njofton se kanë ndërruar jetë 7 pacientë konkretisht 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qytetare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuara pozitivë 451 persona nga 4081 testime të kryera në total.
Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnje, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë.
Janë 12,700 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë.