‘Çmendet’ 36 vjeçari në Elbasan,godet me grushta një 10 vjeçar

Një 36 vjaçar nga Elbasani ka rënë në prangat e policisë pas denoncimit se për motive të dobëta, ka goditur me grushta një 10-vjeçar.Fatmirësisht i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Specialistët për hetimin e krimeve arrestuan A. M., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 10-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.