Bum arrestimesh nga rrugorët, në pranga 11 shoferë, të dehur dhe me shpejtësi deri 183 km/h, zonat më problematike(video)

olicia e Shtetit i ka shtrirë kontrollet në të gjitha akset kryesore të vendit, por vëmendja më e shtuar ka qenë në zonat bregdetare.
Uniformat blu njoftojnë, se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa patentë.

Gjithashtu, janë pezulluar 60 leje drejtimi, si dhe janë vendosur mijëra gjoba.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Fluks i lartë i automjeteve në akset rrugore nacionale në kthim nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës.

Policia e Shtetit ka shtuar shërbimet policore në të gjitha rrugët interurbane dhe urbane, duke angazhuar krahas shërbimeve të Policisë Rrugore edhe patrullat e Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat”.

Njëkohësisht në të gjitha rrugët interurbane Patrullat e Policisë Rrugore po monitorojnë qarkullimin me radarë e dronë dhe patrulla të lëvizshme të pajisura me kamera, aparatë fotografikë e alkooltestues.
Gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi .

?Janë pezulluar 60 Leje drejtimi, nga të cilat 40 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin deri në 183 km/h në Baypassin e Fierit, 161 në rrugën interurbane Tiranë –Elbasan në Bërzhitë dhe shpejtësi nga 135 deri në 149 në shumë akse të tjera të vendit dhe 20 Leje drejtimi,për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1606 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.