Selena Gomez duket se po hyn në një fazë të re në karrierën e saj, me mençuri, optimizëm dhe me një gjendje shpirtërore më të shëndetshme.

Këngëtarja, aktorja dhe sipërmarrësja ka folur pak kohë më parë për revistën Elle,  për opinionin publik me të cilin u përball, gjatë kohës që luftonte edhe me probleme të shëndetit mendor.

“Për ca kohë, u ndjeva si një objekt.”- tha Gomez, e cila ka jetuar në qendër të vëmendjes që kur ishte një fëmijë.

Në vitet e fundit, presioni i vëmendjes u shtua për shkak të një ndarjeje shumë publike me Justin Bieber në 2018-ën. Në të njejtë kohë iu nënshtrua një transplanti të veshkës për shkak të diagnozës së saj të lupusit, dhe më pas kërkoi trajtim për shëndetin mendor.

Megjithëse ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar ndjehej sikur peshën më të madhe e hoqi, duke përjetuar kaq shumë sfida në të njëjtën kohë.