Forcat amerikane kanë bërë një tjetër sulm në një lagje të Afganistanit, ku njoftojnë se kanë goditur një bazë të grupit terrorist ISIS-K.
Sipas agjencisë s ëlajmeve Reuters, sulmi kishte nën shënjestër anëtarët e degës afgane të grupit të Shtetit Islamik, IS-K, të cilët morën përgjegjësinë për sulmet në aeroprotin e Kabulit, ku mbetën të vdekur mbi 170 persona, mes tyre edhe 13 marinsa amerikanë.
Deri më tani raportohet se kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
