Një incident tragjik ka ndodhur në fshatin Ruzhdi, në Patos, ku një punëtor egjiptian ka humbur jetën pas rënies nga një lartësi e madhe. Sipas informacioneve paraprake, punëtori, i cili ishte rreth 40 vjeç, po punonte në një shtyllë të tensionit të lartë kur ndodhi incidenti i rëndë.
Dyshohet se punëtori mund të ketë pësuar një arrest kardiak gjatë punës, që mund të ketë shkaktuar humbjen e kontrollit dhe rënien e tij nga lartësia.
Ky rast është në hetim nga policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.