Pasi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës, Noizy i cili refuzoi të paraqitej për sqarimin e ngjarjes është arratisur drejt Shqipërisë, por ende nuk është e qartë se si ka kaluar kufirin, kur ndaj tij ekzistonte një urdhër ndalimi.
TIRANË- Arrestimi i reperit Rigers Rajku mbrëmjen e kaluar në Shëngjin ka sjell reagimin e disa prej kolegëve të tij të estradës shqiptare. Reperi u arrestua për shkak se disa ditë më parë së bashku me shokët e tij kanë dhunuar një personazh të TikTok-ut, Medi Iseni në Pejë. Iseni nga dhuna barbare që pesoi u shtrua në spitalin e Pejës dhe ndodhet i mavijosur dhe me shënja kudo në trup.
Pasi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës, Noizy i cili refuzoi të paraqitej për sqarimin e ngjarjes është arratisur drejt Shqipërisë, por ende nuk është e qartë se si ka kaluar kufirin, kur ndaj tij ekzistonte një urdhër ndalimi. Pas arrestimit të tij, shumë koleg dhe të afërm të këngëtarit kanë kërkuar që reperi të lirohet nga Policia e Kosovës, edhe pse ndaj tij ekziston një vepër penale për dhunë të rëndë.
Në vend që kolegët e tij të distancohen nga ky rast dhe të dënojnë dhunën barbare që personazhi i TikTok-ut pësoi, kolëgë të tij si Elgit Doda, Varrosi, Blerim Destani, Bardhi, Çiljeta Xhilaga apo dhe Ronela Hajati, kanë kërkuar që reperi të lirohet. Kolegët e tij kërkojnë që drejtësia të ketë një standard, por arratisja dhe mos mbajtja përgjegjësi ndaj dhunës nuk është standard i drejtësisë.
Postimi i Plotë
Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë (të jesh) i cenueshëm dhe tabelë qitjeje për kërcënime, shantazhe, fyerje e denigrime të imazhit. Unë jam sot #MeNoizyn, artistin që pasi është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen, sot gjendet padrejtësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri.
Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sa të sigurt duhet të ndihemi ne dhe familjet tona kur shohim se drejtësia vepron me disa standarde? Kur shohim se disa personazhe përdorin TikTok-un dhe rrjetet sociale për të na kërcënuar deri edhe me jetë? Më pas, i dalin zot dhunës së tyre verbale e prapë së prapë nuk u hyn gjemb në këmbë? Ndërkohë që Noizy, personazhi publik që e kanë atakuar me sulme nga më të ulëtat ndalohet pa pasur asnjë provë kundër tij?
Sot jam #MeNoizyn për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur njeriun e përkushtuar ndaj pinës dhe vlerave që mbart arti. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur veten dhe familjen. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standard.