Një aksident në punë është regjistruar pasditen e sotme në Dhërmi. Artan Ndini, 40 vjeç ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar.Ai është dërguar në spital gjendja shëndëtësore e të cilit thuhet se është e rëndë.
Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.













