Një 58- vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim, ku po kryente punime.
Sipas policisë, ngjarja na ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, në kryeqytet, ndërsa 58 vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të dëmtimeve të rënda që ka marr.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.













