Situata në PD vijon të jetë e komplikuar. Ish-kryeministri Berisha do të zhvillojë mbledhje në selinë blu sot me grupin e rithemelimit të Partisë Demokratike, e ndërkohë Sekretari i Pergjithshëm Gazment Bardhi ka shtyrë deklaratën e tij për shtyp.
Bardhi kishte lajmëruar më herët deklaratë në orën 13:15 por me vajtjen e Berishës në seli, ajo është shtyrë pak më vonë.
Rikujtojmë se grupi i Komisionit të Rithemelimit ka 3 ditë që niset për mbledhje në godinën e partisë por dyert janë të mbyllura, akt ky i kryedemokratit Lulzim Basha.
