Basha: Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononcim për mediat, duke komentuar rezultatin negativ të PD-së në zgjedhjet e 6 marsit, Basha tha se qytetarët e braktisën këtë proces.

Kryedemokrati theksoi se vetëm 30% e qytetarëve morën pjesë në zgjedhje. I pyetur nëse do të jepte dorëheqjen pasi po humbet edhe Shkodrën, Basha tha se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij

“Koha për konkluzione nuk është sot se një ndër gabimet që ne bëjmë është se në fillim duhet që të bëjmë analizën. 30% tregojnë bjerrjen e procesit zgjedhor përshpejtimi i reformës zgjedhore dhe lufta ndaj korrupsionit janë dy nisma për të cilat ne nuk duhet që të
Reformimi i PD-së ka filluar dhe do të bëhet në çdo nivel. Jam i gatshëm të jap gjithçka për të vazhduar dhe për të udhëhequr reformimin e Partisë Demokratike.PD-ja nuk është pronë personale. Propagandës dua ti them se nuk kam humbur asnjë garë por po flasim për masakra zgjedhore. Në veçanti në këtë betejë dhe në ketë dy plane beteje është rikthimi i besimit tek shqiptarët’, ka thënë Basha.