Bardhi: Banda e njohur e Elbasanit u ka shkuar në banesë dy zyrtarëve të PD për të firmosur formularin e Kuvendit të Berishës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së përsëriti sot në emisionin Open se bandat e Elbasanit janë angazhuar për mbledhjen e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Ai tha se 10 minuta para se të mbante konferencën për mediat foli me dy zyrtarë të Elbasanit që i treguan për rastin.

“10 minuta para se të mbaja konferencën, kam pasur komunikim me dy zyrtarë të Elbasanit që më kanë treguar bisedën e kësaj bande në banesën e tij. Ky është presioni, prandaj nuk i bëjnë publike të dhënat. E dimë të gjithë se si ka qenë fushata në Elbasan. I kishim përballë përditë. Ju ftoj të shkoni në Elbasan e të takoni njerëz të pavarur, sot zihej gjithë qyteti i Elbasanit me këtë që ka ndodhur me PD-në. Këtë e di gjithë qyteti, ju ftoj që të shkoni të flisni, jua jap unë burimet, por ndoshta nuk më beson dhe i them të shkojë si gazetar. Një bandit pret në rezidencën , mund të jketë firmosur nën truysninë e këtij banditi. Unë nuk mendoj se Berisha e di këtë, por ata e kanë futur aty”, tha Bardhi