Atentati në Lezhë ndaj Nikulajt, policia jep detaje: 40-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spital

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur “Ura e trenit”. Në rrethana ende të paqarta është qëlluar me breshëri automatiku ndaj Eno Nikluajt, djalit të xhaxhait të Ardian Nikulajt, të vrarë më prill të këtij viti.

Eno Nikulaj është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku ndodhet në gjendje shumë të rëndë për jetën.

Sakaq policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore për kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.

Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës.